Hansi Flick doli në konferencë për shtyp për të analizuar momentin e Barcelonës dhe ndeshjen ndaj Getafe. Në qendër ishte Lamine Yamal: “Situata nuk është e lehtë as për ne, as për të. Duhet ta menaxhojë dëmtimin dhe të mësojë. Është dëmtimi i tij i parë muskulor, duket shumë i përqendruar dhe i motivuar. Do të rikthehet më i fortë, me siguri do të jetë gati për Botërorin”.

Për Getafen: “Nëse sheh 10 ndeshjet e saj të fundit, do të ishte e dyta në renditje. Mbron shumë mirë dhe ka filozofinë e vet të lojës. Duhet ritmi i duhur dhe të shmangen gabimet për të fituar”. Mbi dëmtimet: “Do të analizojmë gjithçka në fund të sezonit për ta përmirësuar situatën. Tani fokusi është te ndeshja e radhës”.

Për Gavi: “Nuk ka lidhje mosha, por personaliteti. Pas dëmtimit është më i përqendruar, më i matur. Jam i impresionuar”. Për rikthimet: “Raphinha dhe Bernal mund të kthehen javën tjetër”. Për dëmtimin e Yamal: “E ndjeu pas një faulli, nuk dukej serioze, por vendosi të vazhdojë. Është pjesë e procesit të të mësuarit”.

Gjendja emocionale e Yamal: “Për moshën 18-vjeçare po bën shumë mirë. Ka shumë presion dhe zhurmë rreth tij, por është inteligjent dhe i qartë. Tani duhet të fokusohet te rikuperimi. I uroj një Botëror fantastik”.

The post Flick mbështet Yamal: Të nxjerrë mësime nga ky dëmtim, i uroj një Botëror fantastik appeared first on Telesport.