Gjykatësi Osman Kadriu i ftuar në emsionin Daily Click bëri të ditur se vendimi i Gjykatës Kushtetues nuk e prek pështjen e Badinterit. Kadriu mes tjerash tha se ligjet që i sjell Kuvendi e që prekin çështjet nacionale duhet të sillen me shumicë të dyfishtë.  

“Ligji në fjalë tash për tash edhe veprimet e tij juridike manifestohen vetëm për këto dy sfera të përmendura, administrata shtetërore dhe dhe inkuadrimi publik”. Çështja e votimit në Gjykatë edhe tash aktualizohet nga subjektet politike, por është e pashmangshme një risi kushtetuese e cila duhet të vendoset në Kushtetutë. Por ligjet që i sjell Parlamenti që prekin çështjet nacionale, ato ligje gjithmonë miratohen nga Parlamenti me shumicën e dyfishtë ose e ashtu quajtura Badinter”, tha gjykatësi Osman Kadriu në Daily Click në TV21.