Gazetar: Avni Tahiri

Edhe në shi edhe në diell, lypësit shndërrohen edhe në larës xhamash të veturave. Gjë që së fundmi shqetëson drejtuesit e automjeteve për shkak të sigurisë në trafik dhe vendosjes së sistemit “Safa City”.

Pikërisht për këtë dukuri, nga MPB, thonë se janë intensifikuar kontrolle për parandalimin e kësaj dukurie.

“MPB vazhdimisht ndërmerr masa dhe aktivitete për parandalimin e kësaj dukurie. Kryerësit e kundërvajtjes ndalohen në stacionin policor përkatës ose në vendngjarje u lëshohet urdhër për kundërvajtje sipas nenit 24 të Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike. Në bashkëpunim me Qendrën Ndërkomunale për Punë Sociale, MPB ndërmerr masa dhe aktivitete kundër personave që lypin. Nga ana e MPB-së, ndaj prindërve të fëmijëve që lypin paraqiten kallëzime penale sipas nenit 201 të Kodit Penal në Prokurorinë Themelore Publike Shkup për procedim të mëtejshëm”, deklaruan nga MPB.

MPB ndërmerr masa dhe aktivitete kundër personave që lypin
Ndaj prindërve të fëmijëve që lypin paraqiten kallëzime penale

Sipas informatave tona, një lypsarë i stacionuar në një semafor të caktuar të Shkupit, siguron nga 3000 deri në 5000 denarë në ditë ndërsa territoret e tyre janë të ndara nga udhëheqësit e tyre.

Sipas informatave të Organizatës joqeveritare “Ndërtojmë Ardhmërinë”, vetëm në Shkup janë rreth 300 lypsarë të stacionuar në disa lokacione ndërsa vetëm në çarshi të vjetër të Shkupit numri i tyre kalon mbi 100 të tillë.

Ndërkohë në punktin për të pastrehë në “Momin Potok”, në Shkup, numri i të pastrehëve momentalisht është rreth 160 persona për të cilët ofrohet ushqim, veshmbathje, medikamente dhe trajtim psikologjik. /Alsat.mk.

The post Udhëkryqet e kryeqytetit janë shndërruar në vende pune për lypsarët appeared first on Alsat.