Përveç transferimeve të reja, Barcelona është e detyruar të bëjë dhe disa shitje gjatë verës. Një nga lojtarët që tashmë është e konfirmuar që do të largohet në verë është edhe Marc Casado, i cili nuk bën pjesë në projektin e Hansi Flick.
Për mesfushorin difensiv ka interes konkret nga disa klube të Premier League, nga Arabia Saudite, por edhe nga klubet e tjera në La Liga. Madje, oferta e parë konkrete për 22-vjeçarin vjen nga Atletico Madrid.
Mediet spanjolle bëjnë me dije se klubi madrilen ka ofruar 25 milionë euro për Casado-n, gjë që nuk është pranuar nga Barcelona. Katalanasit pretendojnë deri në 35 milionë euro për mesfushorin difensiv.
The post Barcelona i ka bërë dalje. Vjen oferta e parë për Casado-n, 25 milionë euro nga rivalët appeared first on Telesport.
