Kanë nisur sot ndeshjet e para gjysmëfinale play off në NBA. Në Konferencën e Lindjes, skuadra e New York arriti një fitore të thellë 137-98 në shtëpi ndaj Philadelphia.

Ndeshje pa histori, komanduar nga skuadra vendase, ku shkëlqeu Jalen Brunson, autor i 35 pikëve. Të 14 lojtarët e New York që u aktivizuan realizuan të paktën 2 pikë.

Në Perëndim, ekipi i Minnesota vazhdon të befasojë, duke triumfuar sot 104-102 në shtëpinë e San Antonio. Një përballje e ekuilibruar deri në fund, me shumë emocione.

Julius Randle me 21 pikë ishte shënuesi më i mirë për miqtë, mbështetur edhe nga Edwards me 18 pikë. Për Spurs nuk mjaftuan 18 pikët e Harper.

Konferenca e Lindjes, gjysmëfinale

(1-4), Detroit – Cleveland

(2-3), New York – Philadelphia, 137-98 (1-0)

Konferenca e Perëndimit, gjysmëfinale

(1-4), Oklahoma – Lakers

(2-3), San Antonio – Minnesota, 102-104 (0-1)

The post New York shpartallon Philadelphia në sfidën e parë, Minnesota fiton në fushën e Spurs appeared first on Telesport.