Deputeti i pavarur Mile Cekov pasi braktisi ZNAM-in dhe doli si i pavarur, thotë se partia e tij nuk është fare aktive në Kuvend dhe se nga 430 ligje të miratuara, ZNAM nuk i ka propozuar as edhe 1% prej tyre. Arsyeja për pasivitetin në Kuvend, Cekov thekson se ishte pamundësia e punës nga partneri i koalicionit VMRO-DPMNE.
“Të gjitha këto propozime, kërkesa dhe zgjidhje ligjore jo vetëm para një muaji, unë u kam treguar edhe para një viti i kam hapur këto çështje. E palejueshme është për mua që për 430 propozim ligje që i kemi miratuar në këto dy vite, ZNAM të jetë propozues vetëm të vetëm dy apo tre ligje. Kërkova rol pro aktiv në Kuvend. Kërkova që ligje të caktuara të dalin nga ne e jo vetëm nga partneri i koalicionit. E cili ishte përgjigja e Maksim Dimitrievskit? Përgjigja ishte se këto çështje duhet të diskutohen në parti se duhet të diskutohet edhe me partnerin më të madh të koalicionit që të ketë mbështetje. Konkretisht do të përmend rritjen e pragut për TVSH, kjo është në programin e VMRO-DPMNE-së. Ja hapni programin për zgjedhje parlamentare dhe këtë e keni në programin e tyre. Ende nuk e di pse nuk hyri në procedurë kuvendore”, deklaroi Cekov./Alsat.mk.
The post Cekov: ZNAM nuk është fare aktive në Kuvend appeared first on Alsat.
