Policia e Kumanovës ka arrestuar një 34-vjeçar nga fshati Hotël i komunës së Likovës, i dyshuar për përdorim të armës së zjarrit gjatë një incidenti në komunikacion.

Sipas informacioneve nga Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë, rasti është raportuar nga një banor i zonës, ndërsa ngjarja ka ndodhur më 6 maj 2026, rreth orës 16:30.

Siç bëhet e ditur, i dyshuari me inicialet A.A., gjatë një tejkalimi me automjetin e tij “Mercedes”, që drejtohej nga personi me inicialet E.Sh., dyshohet se ka shtënë me armë zjarri nga vetura në lëvizje.

Pas intervenimit të policisë, personi është privuar nga liria dhe është shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtejshme.

Nga SPB Kumanovë njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit do të ndërmerren masa adekuate në përputhje me ligjin.