Mes së kaluarës dhe ambicies për t’u rikthyer te Real Madridi, gjithnjë e më pranë realitetit, José Mourinho foli për “Sportweek” duke mbetur besnik stilit të tij “Special One”. Trajneri portugez bëri krahasime të forta mes Interit të tripletës dhe atij aktual:
“Vendimi më i vështirë i karrierës sime? Të largohesha nga Interi. Megjithatë do ta bëja sërish, sepse sapo kisha fituar Champions League, Kupën e Italisë dhe ‘scudetton’, më pas shkova te Real Madridi”.
Më pas erdhi deklarata që po bën bujë: “Më pëlqejnë shumë lojtarët e Interit aktual, por askush prej tyre nuk do të kishte luajtur në skuadrën time të tripletës. Lautaro Martínez? Preferoj Diego Milito. E dua Lautaron, por Militon e dua trefish, sepse po flasim për një nga heronjtë e tripletës”.
Ai vlerësoi edhe Cristian Chivu: “Ka qenë i zoti dhe me fat. Ka bërë rrugëtimin e tij duke trajnuar ‘Primavera’ e Interit dhe më pas bërë shumë mirë te Parma”.
Në fund, Mourinho foli edhe për Romën: “Është qyteti më i bukur në botë. ‘San Siro’ ishte shtëpia ime dhe më dha shumë gëzime, por fitorja që më bën më krenar është gjithmonë ajo e ardhshmja”.
The post Mourinho: Milito më i fortë se Lautaro, askush nga ky Inter nuk do të kishte luajtur tek Interi im appeared first on Telesport.
