Dy gra janë përleshur fizikisht dje në varrezat e lagjes Gjorçe Petrov në Shkup, ndërsa gjatë incidentit është përdorur edhe një mjet i fortë, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas informacioneve, mosmarrëveshja mes dy grave ka eskaluar në përleshje fizike, ku njëra prej tyre ka përdorur një objekt të fortë dhe i ka shkaktuar lëndime tjetrës. Pas incidentit ka intervenuar policia, ndërsa rasti është raportuar dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të tij.

Për momentin nuk janë bërë të ditura më shumë detaje lidhur me arsyet që çuan deri te përleshja, as për shkallën e lëndimeve të personave të përfshirë.

Nga MPB-ja bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.