Trajneri Michael Carrick është shprehur i kënaqur me barazimin pa gola që Manchester United arriti në fushën e Sunderland. Një pikë që ka kualifikuar “djajtë e kuq” në Champions League sezonin tjetër.

Duhet ta vlerësojmë këtë pikë ashtu sikurse faktin që nuk pësuam gol. Mendoj se ky detaj është i rëndësishëm në Premier League. Duhet të vazhdojmë të përmirësohemi, të vazhdojmë të punojmë. Të marrim anët pozitive, të luajmë me vetëbesim”, tha Carrick.

Mendoj se kemi shënuar shumë gola këtë sezon dhe kemi krijuar shumë raste. Kjo ishte një nga ato ndeshje ku edhe një pikë është e mirë dhe pothuajse e fituam në fund”, shtoi trajneri i United.

Më tej, Carrick shtoi: “Edhe pse pati disa ndryshime mendoj se kolektivi, fryma dhe qëndrimi i djemve ishte vërtet i mirë. Është e lehtë të dështosh pasi ke pasur një periudhë të mirë dhe kur vjen drejt fundit të sezonit je vërtet i përqendruar në finish”.

“Është një ligë e vështirë për të marrë rezultate”, deklaroi Michael Carrick, që foli edhe për gjendjen e Casemiro dhe Benjamin Sesko. Të dy lojtarët mungonin në skuadër. “Cas do të jetë mirë, nuk është një problem i madh. Do të jetë mirë javën tjetër“, tha Carrick.

Për Sesko, trajneri i United shtoi: “Ben, do të duhet ta shohim. Ai ka pasur një problem me kërcirin, kështu që duhet ta menaxhojmë këtë dhe të shohim se çfarë është më e mira për të.”

The post Carrick: Në Premier League nuk është e lehtë të marrësh pikë, tani të gjithë presim finishin appeared first on Telesport.