Giuseppe Bergomi foli për zhvillimin e talenteve në Itali: “Kam pasur një mjeshtër si Mino Favini, që më thoshte gjithmonë se talenti duhet pritur. Shpesh nuk e bëjmë këtë për shkak të obsesionit për rezultatin. Duhet të ndryshojmë kriteret e përzgjedhjes dhe t’i lëmë të rinjtë të gabojnë”.

Duke analizuar momentin negativ të Milanit, ai theksoi aspektin psikologjik: “Edhe unë kam luajtur me presionin e ‘San Siros’. Kur stadiumi fishkëllen, është shumë e vështirë ta kapërcesh. Duhet karakter dhe të kapesh pas lojës tënde. Gjithçka nisi kur Milani nuk e pa më të arritshëm objektivin kryesor”.

Sipas tij, skuadra e Massimiliano Allegrit ëndërronte titullin kampion: “Pas humbjes me Lazion kuptoi se titulli ishte i paarritshëm. Mendonte se kualifikimin në Champions e kishte të sigurt dhe po paguan këtë nënvlerësim”.

Për përgjegjësitë, Bergomi u tregua i kujdesshëm: “Duhet pritur fundi i sezonit. Nëse Milani fiton dy ndeshjet e fundit dhe shkon në Champions, sezoni bëhet pozitiv. Stabiliteti i klubit është thelbësor”. Në fund shtoi: “Në futbollin e sotëm mungon durimi. Për të ardhmen, kualifikimi në Champions do të jetë vendimtar”.

The post “Milani e humbi toruan kur iu largua objektivi kryesor, ëndërronte titullin kampion” appeared first on Telesport.