Cesc Fabregas, duke folur për Xabi Alonso dhe marrëdhënien e tij me Vinícius Júnior te Real Madridi, tha: “Askush nuk është mbi grupin. Nëse grupi është i bashkuar dhe i fortë, kushdo që del nga kontrolli nuk do të ketë ndikim, sepse grupi do të të disiplinojë”.

Sa i përket Nico Paz, mesfushorit që Real Madridi mund ta rikthejë për 9 milionë euro, Fàbregas u shpreh: “Edhe një vit tjetër te Como do t’i bënte shumë mirë. Ende nuk kemi folur për të ardhmen, nuk kemi marrë asnjë sinjal nga Real Madridi apo lojtari”. Ai shtoi se e sheh Nico Paz “thuajse si një djalë” dhe se “është rritur shumë”.

Cesc Fàbregas, i cili së fundmi u përfol si një nga kandidatët e mundshëm për të drejtuar kombëtaren e Italisë, e bëri të qartë se për të Spanja është favoritja kryesore për Kupën e Botës 2026: “Për mua, Spanja është favoritja e qartë për Botërorin. Jam shumë i impresionuar nga brezi aktual i futbollistëve spanjollë. Këta djem më bëjnë ta shijoj futbollin. Nuk humbas asnjë ndeshje të tyre”.

 

The post Fabregas: Askush nuk duhet të jetë mbi ekipin, ja kombëtarja favorite për Botërorin 2026 appeared first on Telesport.