Pas garës së Majemi, 10 ditë më parë, botërori i Formula 1 do të vijojë këtë fundjavë me garën e Kanadasë. Piloti britanik i Ferrari, Lewis Hamilton, mendon se skuadra duhet të sjellë disa risi urgjente.

Ne kemi nevojë urgjente për një përditësim të motorit, sepse është shumë e vështirë të konkurrosh me fuqinë e Mercedes. Madje patëm vështirësi edhe të konkurrojmë edhe me Red Bull (ka motorin Ford)”, tha Hamilton.

Më tej, 7 herë kampioni i botës në Formula 1, shtoi: “Është për të ardhur keq sepse ndoshta kemi makinën më të mirë nga të gjitha. Na duhet pak kohë për të rikuperuar terrenin dhe për të ngushtuar hapësirën

.”

Kemi bërë mjaft punë të mirë, por ende na mungon hapi final për të konkurruar për fitoren. Nuk duhet të mjaftohemi me podiumin, ndërkohë që rivalët kanë bërë mjaft progres”, deklaroi Hamilton piloti i “kokëkuqes”.

The post Hamilton: Vetëm podiumi nuk mjafton, kemi nevojë urgjente për një përditësim të motorit appeared first on Telesport.