Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, foli për Botërorin gjatë “Desayunos de Europa Press”, duke prekur temat më të nxehta; listën e të grumbulluarve, të dëmtuarit dhe portierët. “Është një Botëror i jashtëzakonshëm. Jemi mes kandidatëve, por jo të vetmit. Të gjithë e dimë cilat janë kombëtaret favorite. Do të përpiqemi të jemi në lartësinë e pritshmërive”, – deklaroi ai.

Lista përfundimtare do të ketë 26 lojtarë. De la Fuente dha lajme pozitive edhe për Nico Williams: “Nico mund të rikuperohet. Besoj se të gjithë do të jenë gati për ndeshjen e parë ose për ato pas saj”.

Për portierët, ai konfirmoi praninë e 6 emrave në listën paraprake: Unai Simón, David Raya, Joan García, Remiro, Robert Sánchez dhe Leo Román. Për Raya kishte vlerësim të madh: “Në Angli e konsiderojnë portierin më të mirë në botë, ndërsa këtu nuk vlerësohet sa duhet”.

Në fund, tekniku spanjoll shtoi: “Lojtarët janë të emocionuar. Edhe unë, madje shumë më tepër. Sidoqoftë jam edhe i qetë dhe mezi pres të fillojë gjithçka”.

 

The post De la Fuente për Botërorin: “Jemi favoritë”. Për Raya: “Në Angli e konsiderojnë më të mirin” appeared first on Telesport.