Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës së mbrëmshme në rajonin e Bit Pazarit në Shkup, ku një i ri ka mbetur i lënduar si pasojë e një sulmi fizik.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se sot, më 12 maj, rreth orës 03:00 të mëngjesit, nga Qendra Urgjente “Nënë Tereza” është denoncuar se tek ata është dërguar me lëndime personi me iniciale A.N. (21 vjeç) nga rrethina e Prilepit.
Sipas dëshmisë së dhënë, sulmi ka ndodhur rreth orës 23:30 të datës 11 maj. Viktima është sulmuar fizikisht nga një person i gjinisë mashkullore, i cili gjatë përleshjes ka përdorur edhe një mjet të mprehtë.

Nga Sektori i Punëve të Brendshme në Shkup bëjnë me dije se po ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e autorit.