“Më 11.05.2026, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria F.D. (27) nga Shkupi, për shkak se më 11.05.2026, rreth orës 16:20, në zonën e komunës së Aerodromit në Shkup, nga një automjet i udhëtarëve „BMV“ me targa të Shkupit, gjatë lëvizjes kishte shtënë në ajër me pistoletë sinjalizuese”, njoftuan nga MPB.
“Me F.D. është zhvilluar bisedë zyrtare dhe prej tij është sekuestruar një pistoletë sinjalizuese me karikator në të cilin kishte 11 copë municion për pistoletën sinjalizuese të kalibrit 9 mm, për të cilën nuk posedonte leje”, shtuan nga MPB.
Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim penal sipas nenit 396 të Kodit Penal./Alsat.mk.
The post Arrestohet një shkupjan për të shtëna me pistoletë sinjalizuese në Aerodrom appeared first on Alsat.
