Álvaro Arbeloa është rreshtuar plotësisht në krah të Florentino Pérez. Në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Real Oviedo, trajneri deklaroi: “A i janë vjedhur Real Madridit 7 tituj të La Liga-s? Sigurisht”.
Një ditë më parë, Perez kishte denoncuar ekzistencën e një fushate anti-madridiste nga sektorë të caktuar të medias dhe grupe tifozësh kundër rizgjedhjes së tij. Arbeloa tha: “Çdo tifoz i Real Madridit që e dëgjoi presidentin dje do të bjerë dakord se ai duhet të mbrojë interesat e klubit dhe se Reali trajtohet ndryshe nga klubet e tjera”.
Për pretendimin e 7 titujve “të vjedhur”, ai shtoi: “Të gjithë e dimë çfarë ka ndodhur në 20 vitet e fundit. Jam i sigurt se ka edhe gjëra që nuk i dimë. Duket e pabesueshme që vetëm Real Madridi kërkon të mbrojë ligjshmërinë në futboll”.
Arbeloa foli edhe për “standard të dyfishtë” ndaj klubit: “Prej dy vitesh nuk fitojmë tituj. Sa skuadra kanë mbetur më gjatë pa trofe? Dhe sa kanë fituar aq Champions League sa ne në vitet e fundit? Tifozët nuk janë budallenj. Ajo që i lëndon është keqtrajtimi i përditshëm nga shumë njerëz”.
The post Arbeloa mbështet Florentino Perez: Po, Real Madridit i kanë vjedhur 7 kampionate appeared first on Telesport.
