Wojciech Szczesny, ish-portieri i Juventusit, festoi titullin e dytë radhazi me Barcelonën dhe bëri një deklaratë që ka ndezur debate. Pas fitores në “El Clasico”, që i siguroi La Liga-n, ai tha: “Për herë të parë në jetën time kam luajtur me një portier shumë më të mirë se vetja”.
Szczesny i referohej Joan García, i blerë nga Espanyol në qershor 2025 dhe tashmë pjesë e kombëtares së Spanjës. Megjithatë, fakti që nuk përmendi Gianluigi Buffon ka shkaktuar reagime të shumta.
Ai shtoi: “Është një ndjesi e çuditshme, më kthen me këmbë në tokë. Alisson Becker te Roma? Ishte portier fantastik, por jo ende në nivelin që arriti më pas. Me Joan García e kam shumë më të lehtë të pranoj që dikush është thjesht më i fortë se unë”.
Szczesny theksoi gjithashtu: “Detyra ime ishte ta mbështesja, jo të luftoja për vendin e tij. Porta e Barcelonës është në duar shumë të sigurta”.
The post Szczesny “injoron” Buffon: Për herë të parë luaj me një portier më të mirë se vetja appeared first on Telesport.
