Manchester City do të presë sot në “Etihad” rivalët e Crystal Palace në ndeshjen e prapambetur të Premier League. Një fitore do ta ngushtonte në 2 pikë diferencën me Arsenal, e pamjaftueshme për titullin me dy ndeshje të mbetura nga fundi.
Trajneri Pep Guardiola e kishte bërë të qartë se shpresonte për një nder nga West Ham fundjavën e kaluar kur përfundoi një konferencë për shtyp me një brohoritje. Por mrekullia nuk ndodhi edhe pse “hammers” iu mohua goli i barazimit në fund të ndeshjes pas një rishikimi të VAR në kohën shtesë.
Incidenti ka qenë një temë e madhe diskutimi, por Guardiola refuzoi të diskutonte çdo frustrim që City mund të ketë ndjerë: “Nuk kam diskutuar ende me lojtarët për atë. Unë jam duke menduar për sfidën me Crystal Palace”.
“Jam duke menduar se çfarë duhet të bëjmë sot. Atë që nuk mund ta kontrollosh, harroje, këtë gjë e kam mësuar në karrierën time si trajner. Duhet të bëjmë më mirë atë që nuk e kemi bërë deri më tani këtë sezon
“Ne ende po luftojmë për të fituar Premier League. Crystal Palace do të na testojë ne dhe Arsenal. Jam mjaft i sigurt se Arsenal do të bëjnë më të mirën e tyre edhe pse kanë një finale disa ditë më vonë. Gjithmonë kanë qenë ndeshje të vështira”, tha Guardiola.
The post Pep Guardiola: Jemi përqendruar te ndeshja ndaj Crystal Palace dhe jo tek Arsenal appeared first on Telesport.
