Alisson Becker ka vendosur të luajë për Juventus për tre sezonet e ardhshme. Ai ka arritur një marrëveshje paraprake me bardhezinjtë, për një kontratë prej 5 milionë eurosh në vit, dhe tani do t’i kërkojë Liverpool të lehtësojë largimin e tij në Itali.
Portieri brazilian i ka udhëzuar stafin e tij të organizojë një takim të menjëhershëm me klubin për të negociuar largimin e tij, i bindur se klubi do t’i mbështesë dëshirat e tij pas viteve të suksesit të përbashkët.
Edhe pse “reds” kohët e fundit ushtruan mundësinë e tyre për të zgjatur kontratën e tij deri në vitin 2027, për të shmangur humbjen e tij si transferim i lirë, pakënaqësitë e Mamardashvili po e shtyn portierin brazilian drejt Torinos.
Alisson konsiderohet kandidati ideal për portën, ndërsa ai e sheh Juven si vendin ideal të përfunduar karrierën e tij në nivelin më të lartë evropian. Negociatat tani janë në kulmin e tyre në lidhje me tarifën e transferimit të lojtarit.
Juventus nuk synon të bëjë ndonjë shpenzim të çmendur, ndaj do të jetë në dorë të Alisson të shfrytëzojë lidhjet e tij me Liverpool për të ulur çmimin e tij, të vendosur midis 15-20 milionë eurove. Ai ka luajtur më herët në Serie A me Romën.
The post Alisson dëshiron rikthimin në Serie A, braziliani takim me Liverpool për të mbyllur largimin e tij appeared first on Telesport.
