Një lajm i bujshëm vjen sot nga Polonia. Gazetari polak Jarosław Koliński zbulon se Robert Lewandowski do të largohet nga Barcelona dhe do të transferohet tek Al-Hilal në Arabinë Saudite.

Klubi saudit i ka ofruar sulmuesit polak një rrogë të pabesueshme, 90 milionë euro në sezon dhe sigurisht që një shifër e tillë është e vështirë të refuzohet.

Edhe pse për Lewandowski-n ka pasur interes konkret nga klube me emër dhe histori si Milan apo Juventus, oferta e ardhur nga Al-Hilal ka ndryshuar gjithë rrjedhën.

Detaje të tjera ekonomike dhe të kontratës nuk bëhen ende të ditura, por sipas të gjitha gjasave, Lewandowski do të jetë ylli më i ri dhe një nga më të paguarit në botë. Vetëm C.Ronaldo fiton më shumë se kjo shifër gjatë një sezoni

The post Lewandowski merr ofertën e pabesueshme, nuk ka shanse të qëndrojë më te Barcelona apo të zgjedhë Juventus ose Milan appeared first on Telesport.