“Moti kohë ka përfunduar unë dhe VLEN”, kështu deklaroi ministri Fatmir Limani duke bërë të ditur që nuk është pjesë e VLEN, por që vazhdon ta mbajë ende postin e ministrit që u emërua nga këto të fundit, shkruan TV21. Në të njëjtën kohë, edhe zëvendëskryeministrin Arben Fetai që ka muaj që nuk paraqitet në punë, por që vazhdon të mbajë postin në të cilin është emëruar.
Të dy të lartpërmendurit, janë të emëruar nga VLEN, por a do të shkarkohen nga pozitat. Ishte kjo pyetja që iu parashtrua në Click Plus kryetarit të VLEN, Bilall Kasami që siç tha “ka pasur ministra që nuk janë pjesë e VLEN-it, kanë pasur keqkuptime apo moskomunikim edhe me VMRO-në por edhe brenda qeverisë dhe për të cilët është diskutuar se në rikonstruimin e parë do të largohen”.
“Ka pasur ministra të caktuar të cilët kanë pasur kundërshtime me deputetë dhe me anëtarë të shumicës parlamentare”, deklaroi Kasami.
