Një ngjarje alarmante është regjistruar pranë një shkolle të mesme në Tetovë. Tetovasot raporton se një i mitur 16-vjeçar nga Pallçishti i Epërm është gjetur në gjendje pa ndjenja si pasojë e përdorimit të tepërt të alkoolit.
Ekipi mjekësor ka intervenuar menjëherë, ndërsa sipas Tetovasot, pas trajtimit në Qendrën Klinike të Tetovës, i mituri i është dorëzuar prindit.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rastit, raporton Tetovasot.TS
