Fabio Paratici, aktualisht drejtori sportiv i Fiorentinës, por më parë ka pasur këtë rol edhe te Juventus dhe Tottenham, është përmendur ditët e fundit si kandidati kryesor për të pasuar Igli Taren te Milan, pasi shqiptari pritet të largohet vetëm pas një sezoni te kuqezinjtë.

Pas fitores së Fiorentinës 0-2 në transfertën ndaj Juventusit, Paratici ka hedhur poshtë këto zëra duke u shprehur se është i përqëndruar te klubi nga Firence dhe nuk e mendon largimin.

“Sapo kam blerë një shtëpi në Firence, a doni që të largohem që tani? Nëse do të më kishit parë gjatë tre muajve të fundit, as nuk do ta bënit këtë pyetje. Jam shumë i përqendruar te Fiorentina, për tani dhe për të ardhmen. Nuk kam asgjë tjetër për të thënë. Është gjithmonë mirë të marrësh shprehje vlerësimi, por kjo nuk do të thotë se duhet të ndryshosh. Fiorentina dëshiron të ndërtojë një ekip të fortë për sezonin e ri; do të shohim me cilët lojtarë do ta bëjmë këtë gjë”, tha Paratici, në një intervistë për Sky Sport Italia.

The post “A doni që të largohem që tani?” Ish-drejtori sportiv i Juventusit refuzon të zëvendësojë Igli Taren te Milan appeared first on Telesport.