Inter tashmë i shpallur kampion zyrtarisht, ka luajtur sot ndeshjen e fundit para tifozëve të tij në “San Siro”, aty ku barazoi 1-1 ndaj Veronës, e rënë prej javësh në Serie B.

Sfida u zhbllokua në fillim të pjesës së dytë, ku pas një goditje këndi dhe goditjes me kokë të Ange-Yoan Bonny, topi u devijua me gjoks nga mbrojtësi i Veronës, Andrias Edmundsson, dhe përfundoi në rrjetë.

Në minutat shtesë, Kieron Boëie befason zikaltrit dhe gjen golin e barazimit. Nuk kishte më kohë dhe sfida mbyllet 1-1. Ndeshjen e fundit, Inter e luan në transfertë ndaj Bologna. Verona pret Romën.

SHIKOGOLAT

The post Inter e mbyll me barazim në “San Siro”. Të dy golat e shënuar nga Verona… (video) appeared first on Telesport.