Është mbyllur sonte Eredivisie për sezonin 2025/2026. PSV e ka mbyllur me fitore 5-1 ndaj Twente, duke i lënë këta të fundit jashtë Champions League. PSV e drejtuar nga Peter Bosz është shpallur kampion pesë javë para fundit. Në vend të dytë e mbyll Feyenoord, ashtu si PSV do të luajnë në grupet e Champions League.
Nijmegen shkruan historinë, duke u renditur në vendin e tretë dhe kualifikohet për hërë të parë në historinë e saj në Champions League, ku do të nisë nga faza e play-offit.
Twente renditet e katërta, duke siguruar biletën për në grupet e Europa League. Sezon i dështuar për Ajax, që e mbyll në vendine pestë dhe do të luajë në play-off me 4 tre klube të tjera, për të siguruar një vend për në Conference League. Ajax, Utrecht, Herenven dhe Groningen, do të diskutojnë mes tyre biletën për në Conference League. AZ Alkmaar do të luajë në Europa League, si fituesja e Kupës së Holandës.
NAC Breda dhe Heracles zbresin në Eerste Divisie, Volendam do të luajë në play-off me vendin e renditur i treti në Kategorinë e Parë.
The post Shkruhet historia në Eredivisie. PSV kampion, Ajax rrezikon Europën. Nijmegen kualifikohet për herë të parë në Champions League appeared first on Telesport.
