Francesco Totti ishte i ftuar special në aktivitetin “Campioni in aula. Sport, valori e futuro”, të organizuar në Universitetin “Giuseppe Degennaro” në Bari, së bashku me Bruno Conti dhe Vincent Candela.

“Na vjen mirë që jemi këtu. Është një eksperiencë e bukur”, – tha ish-kapiteni i Romës. Duke kujtuar sfidat ndaj Bari, ai veçoi tripletën dhe atmosferën me 30 mijë tifozë në “San Nicola”, para fitimit të titullit kampion. Totti foli edhe për pasionin e tij të ri: “Padeli tashmë është bërë puna, pasioni dhe argëtimi ynë”.

Më pas u ndal te mungesa e Italisë në Botëror: “Duhet të rikthehemi sa më shpejt. Kanë kaluar 12 vite pa luajtur në Botëror dhe askush nuk e priste. Shpresonim që Rino dhe skuadra të na çonin në këtë Botëror të bekuar. Ka fëmijë që po rriten pa parë kurrë Italinë në Botëror”.

Në fund erdhi pyetja për rikthimin te Roma. “Po, nesër kthehem me siguri në Romë…”, – u përgjigj ai me ironi, pa dhënë detaje të tjera.

 

The post Totti: 12 vite janë shumë, ka fëmijë që po rriten pa e parë kurrë Italinë në Botëror appeared first on Telesport.