Marrëveshja me Okta-n skadoi që të hënën, ndërsa çmimet e derivateve të naftës u rikthyen më të larta për dy deri në tre denarë. Autoritetet ende nuk kanë përgjigje përfundimtare nëse do të arrijnë të dakordohen për zbritje të re. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se po zhvillohen negociata me Okta-n dhe sërish u lëvdua se vendi ka çmimet më të lira të derivateve në rajon.
“Në këtë moment po bisedojmë dhe do të vazhdojmë të bisedojmë me Okta-n që zbritja të jetë përsëri, do të thosha, afërsisht në nivelin që e kishim më parë. Do të shohim si do të përfundojnë këto bisedime, por fakt është se mbetemi vend me çmimet bindshëm më të ulëta të derivateve. Për shembull, fqinji ynë verior për naftën dizel është 1.9, ndërsa ne jemi 1.5, diku rreth 40 euro centë për litër më lirë. Fqinji perëndimor dhe ai jugor janë mbi dy euro për litër, kështu që mbetemi bindshëm më të lirët kur bëhet fjalë për çmimin e derivateve. E dini se TVSH-ja për benzinën është ulur në 10 për qind. FMN-ja na renditi në grupin e tre vendeve të para që kanë aplikuar masa në raport me BPV-në.” – Hristijan Mickoski, kryeministër.
The post Nafta më shtrenjtë për 2–3 denarë pas skadimit të marrëveshjes me Okta appeared first on Alsat.
