Kryeministri Hristijan Mickoski tha se gjatë protestës studentore nuk është respektuar ligji për flamurin, himnin dhe Kushtetuta, meqë sipas tij, studentët e drejtësisë nuk kanë valëvitur edhe flamurin shtetëror. Mickoski vëri në dukje se në protestë ka pasur ofendime dhe përzierje të shteteve të huaja në punët e brendshme të Maqedonisë.
“Mua personalisht më pengon që protestuesit që praktikisht janë juristë dhe luftojnë për të drejtën e shkelin ligjin, të themi Ligjin për Flamuj, Ligjin për Himnin, Kushtetutën e kështu me radhë. Ja ofendimet nuk do t’i komentoj, ajo megjithatë është edukim familjar që përfitohet në 7 vitet e para të jetës. Nuk do ta komentoj edhe atë incidentin e dhunshëm që ndodhi, nuk do t’i komentoj as përzierjet e huaja në punët e brendshme të Maqedonisë nga disa faktorëve të jashtëm, të gjithë atë do ta lëmë si folklor”
The post Mickoski kritikon protestën studentore: Mungoi flamuri shtetëror appeared first on Alsat.
