SpaceX ka realizuar me sukses lëshimin e anijes së saj më të madhe dhe më të fuqishme, Starship, nga baza e saj në Texas, vetëm dy ditë pasi themeluesi i kompanisë, Elon Musk, njoftoi se SpaceX do të bëhej kompani publike.
Misioni shënoi debutimin e gjeneratës së tretë të anijes kozmike, të quajtur Starship V3, e cila u lëshua nga një platformë e re pranë kufirit mes SHBA-së dhe Meksikës.
Nisja erdhi pas shtyrjes së përpjekjes së mëparshme, kur probleme teknike në minutat e fundit detyruan kompaninë të anulonte fluturimin vetëm pak sekonda para përfundimit të numërimit mbrapsht.
Ky ishte testi i 12-të i programit Starship dhe i pari që prej muajit tetor, pasi versioni i mëparshëm V2 ishte përballur me probleme teknike dhe disa dështime gjatë provave.
Pavarësisht se anija operoi pa një nga motorët e saj gjatë fluturimit, Starship V3 arriti të realizojë me sukses një ulje të kontrolluar në Oqeani Indian. Gjatë misionit suborbital, anija lëshoi edhe satelitë artificialë, si pjesë e testimeve për misionet e ardhshme komerciale.
Suksesi i testit konsiderohet veçanërisht i rëndësishëm për SpaceX, e cila synon të përshpejtojë zhvillimin e Starship për transportin e ngarkesave, satelitëve dhe njerëzve në hapësirë.
Anija kozmike është gjithashtu pjesë kyçe e planeve të NASA për rikthimin e astronautëve në Hënë në kuadër të programit Artemis program. NASA planifikon të përdorë Starship për misionet hënore deri në vitin 2028.
Sipas SpaceX, Starship pritet të revolucionarizojë industrinë hapësinore duke ulur ndjeshëm kostot e transportit orbital. Kompania pretendon se anija do të jetë në gjendje të transportojë nga 150 deri në 250 ton ngarkesë në orbitë, shumë më tepër se raketat aktuale.
Për krahasim, raketa Falcon 9, aktualisht një nga më të përdorurat në botë, mund të transportojë deri në rreth 22.8 ton metrikë.
Testi i ri vjen në një moment delikat për SpaceX, pasi kompania po përgatitet për një nga ofertat publike më të mëdha në industrinë teknologjike dhe hapësinore, ndërsa investitorët po ndjekin me vëmendje suksesin e programit Starship.
