Nën moton „MAKE IT EPIC“, Shparkase Bank, në kuadër të platformës së saj VIBE ON për të rinj, e zgjeron ofertën e produkteve financiare për të rinjtë deri në 28 vjeç, me kredi të reja konsumatore, banesore dhe hipotekare për të rinj, mundësi për tejkalim të lejuar, si dhe paketën e re VIBE ON+ për të rinj.

Si bankë me një nga komunitetet më të mëdha të klientëve të rinj në vend, Shparkase Bank vazhdimisht i ndjek nevojat e tyre, e dëgjon zërin e tyre dhe krijon produkte që sjellin vlerë reale në faza të ndryshme të jetës – nga vendimet e para financiare deri te sigurimi i një shtëpie vetjake dhe pavarësi më e madhe financiare.
Oferta e re VIBE ON është krijuar me qëllim të sigurojë fleksibilitet më të madh, aksesueshmëri dhe mbështetje për të rinjtë në përditshmëri, dhe në realizimin e planeve të tyre personale. Në kuadër të ofertës janë të disponueshme:
* VIBE ON– për fleksibilitet më të madh financiar dhe mbështetje për nevoja të përditshme, udhëtime, edukim apo plane personale;
* VIBE ON kredi banesore për të rinjtë – e krijuar për t’i ndihmuar të rinjtë më lehtë dhe më shpejt të sigurojnë një shtëpi;* VIBE ON kredi me hipotekë– zgjidhje për investime më të mëdha jetësore dhe siguri afatgjate;
* Tejkalim i lejuar i llogarisë pgesore për të rinjtë- mbështetje shtesë financiare kur është më së e nevojshme.
Përveç kësaj, Shparkase Bank prezanton edhe paketën VIBE ON+ për të rinj, nga 25 deri në 28 vjeç, si një zgjerim i paketës ekzistuese VIBE ON për të rinj nga 15 deri në 24 vjeç, me edhe më shumë përfitime të përshtatura me stilin dinamik të jetës dhe zakonet e gjeneratave të reja.

VIBE ON tashmë është një platformë e njohur për të rinj, e krijuar për gjeneratat që dëshirojnë një përvojë bankare më ndryshe – më të thjeshtë, më të qasshme dhe më të afërt me mënyrën e tyre të jetesës. Përmes paketës ekzistuese VIBE ON, e dedikuar për të rinj deri në 24 vjeç, si dhe ekspoziturës së parë dhe të vetme VIBE ON për të rinj në vend, Shparkase Bank vazhdimisht ndërton një komunitet në të cilin të rinjtë janë të dëgjuar, të kuptuar dhe të mbështetur në çdo hap të rëndësishëm jetësor. Oferta e re VIBE ON është edhe një konfirmim i përkushtimit të Shparkase Bank për krijimin e zgjidhjeve financiare që rriten së bashku me të rinjtë.
#BesojmënëtëRinjtë

The post Shparkase Bank me ofertë të re VIBE ON për të rinjtë: Kredi dhe zgjidhje bankare të krijuara sipas nevojave të tyre appeared first on Alsat.