Gazetare: Ajnur Bafqari

Agjenda reformuese dhe rruga evropiane e vendit, ‘përplas’ pushtetit dhe opozitën. Opozitarja LSDM rikujton se kanë mbetur vetëm 8 ditë deri në afatin kur kryeministri Hristijan Mickoski, e vendosi për përmbushjen e pikave të Agjendës së Reformave. Nga kjo parti akuzojnë se reformat nuk po përmbushen dhe këtë VMRO-DPMNE po e bën me qëllim, pasi sipas tyre, Mickoski nuk e do BE-në. Kreu i partisë, Venko Filipçe, foli për rëndësinë e ndryshimeve kushtetuese, duke theksuar se edhe Mickoski është i vetëdijshëm, por nuk dëshiron të ec përpara dhe në vend të kësaj, vetëm arsyetohet.

“Mendoj se VMRO-DPMNE tenton me qëllim ta bëj këtë, për qytetarët duhet ta kenë të qartë se këto nuk janë interesa të huaja, interesa të huaja janë që të mos bëjmë hapa dhe pyetja kryesore është, interesat e kujt VMRO po i përfaqëson me atë që nuk i bëjnë hapat që të bëhen ndryshimet kushtetuese dhe të hapen negociatat me BE-në…26:08 Hristijani patrioti i madh, nuk ka hap përpara, përse, sepse nuk duheshka që bullgarët t’i kemi në Kushtetutë, kjo nuk është kërkesë bullgare, është kërkesë evropiane, Hristijan Mickoski e akuzon BE-në, se po na e rrezikon identitetin kombëtar, me ofertën që është në tryezë “– theksoi kreu i LSDM-së, Venko Filipçe.

Por VMRO-DPMNE akuzon opozitën për gënjeshtra dhe manipulim të qytetarëve. Sipas tyre mjetet në vlerë prej 65,7 milion euro, që BE i ka ndarë vendit, është tregues se reformat që i zbaton vendi, po japin rezultate konkrete.

“Filipçe dhe LSD shpërndanë gënjeshtra dhe e manipuluan popullin, por menjëherë janë demantuar edhe atë prej institucioneve relevante. Pikërisht sepse Venko Filipçe nuk ka kredibilitet dhe nuk i beson askush. Këto fonde të ndara nga BE në vlerë prej 65,7 milion euro, janë tregues i qartë se reformat që i zbaton Qeveria, po japin rezultate konkrete dha janë njohur nga institucionet evropiane“-

thonë nga VMRO-DPMNE.

Ditë më parë, Maqedonia e Veriut ka siguruar 65,7 milionë euro nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, që sipas autoriteteve vjen si rezultat i “progresit konkret” duke theksuar se 16 nga 21 hapat reformues të raportuar janë vlerësuar pozitivisht nga BE-ja. Ndryshe, Plani për Rritje për Ballkanin Perëndimor prej 6 miliardë eurosh u miratua nga Komisioni Evropian me 8 nëntor 2023. Ai bazohet në katër shtylla: forcimi i integrimit ekonomik në tregun unik të BE-së; forcimi i integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes tregut të përbashkët rajonal; përshpejtimi i reformave fundamentale dhe rritja e asistencës financiare për të ndihmuar reformat. /Alsat.mk

The post Filipçe: Mickoski nuk e do BE-në, VMRO: Opozita gënjen e manipulon appeared first on Alsat.