Screenshot

Një tërmet me magnitudë 3.8 ballë të shkallës Rihter ka lëkundur Shqipërinë mesditën e kësaj të shtune. Sipas të dhënave të para nga qendrat e monitorimit sizmik, lëkundjet janë regjistruar saktësisht në orën 15:40 me kohën lokale.

Epshitendra e këtij tërmeti ka qenë e lokalizuar në koordinatat 41.083° Vëri dhe 20.027° Lindje, një zonë që ndodhet rreth 6 kilometra në jugperëndim të qytetit të Elbasanit dhe rreth 32 kilometra në juglindje të kryeqytetit, Tiranës.
Sipas raportimeve zyrtare, thellësia hipoqendrore e lëkundjes ka qenë rreth 15 kilometra, çka ka bërë që ajo të jetë mjaft e ndjeshme në zonat urbane për rreth, përfshirë Elbasanin, Tiranën dhe rrethinat e tyre.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo qytetarë të lënduar, ndërsa ngjarja ka shkaktuar menjëherë reagime të shumta dhe shqetësim te banorët e zonave ku lëkundja u ndje më shumë.