Një lëkundje tërmeti me magnitudë të vlerësuar 4.1 të shkallës Rihter është regjistruar pasditen e sotme, rreth orës 17:41, në afërsi të Shkupit.
Sipas të dhënave të para të paraqitura në hartën e monitorimit, epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 7 kilometra nga fshati Morani.
Dridhjet kanë qenë të ndjeshme për banorët e kryeqytetit, por lëkundje më të lehta raportohet të jenë ndier edhe në zonat përreth si në Kumanovë, Tetovë dhe Veles
Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.
Redaksia do t’ju mbajë të informuar për çdo të dhënë të re zyrtare nga Instituti Sizmologjik. /Alsat.mk
The post Tërmet 4.1 ballë pranë Shkupit, dridhjet ndihen edhe në qytetet përreth appeared first on Alsat.
