Ndërkohë BDI-ja ka reaguar për tubimin e mbajtur në Kumanovë. Sipas kësaj partie tubimi në Kumanovë në mbështetje të Aleksandar Vuçiqit, i shoqëruar me thirrje kundër Kosovës përbën shqetësim.
BDI vlerëson se këto zhvillime vijnë vetëm pak kohë pasi në debatet evropiane u ngritën shqetësime serioze se vendi po rrëshqet nën ndikimin e konceptit të ashtuquajtur “bota serbe”.
“Ndërsa hapen pyetje serioze për ndikime të huaja, për orientimin strategjik të shtetit dhe për cenimin e kursit euroatlantik, VLEN vazhdon të merret me studentët shqiptarë dhe me sulme ndaj zërit të rinisë shqiptare.
Kur organizohen tubime me thirrje kundër Kosovës, kur ngrihen dyshime për ndikime serbe në nivelet më të larta të pushtetit, kur cenohet orientimi politik i shtetit, heshtje”, reagon BDI.
