Tijjani Reijnders duket se ka vendosur të largohet nga Manchester City vetëm pas një sezoni. Holandezi u transferua verën e kaluar nga Milan për 55 milionë euro. Në sezonin e tij të parë te “Qytetarët”, Reijnders ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 8 asiste në 46 ndeshje në të gjitha garat.

Fakti që ka luajtur një rol dytësor këtë sezon, ka ndikuar që holandezi të kërkojë largimin. Eksperti i merkatos, Ekrem Konur, zbulon se janë dy ekipe shumë të interesuara për Reijnders: Arsenal dhe Juventus.

Londinezët janë më të favorizuar për shkak të situatës së tyre më të mirë financiare krahasuar me bardhezinjtë. Po ashtu duke qenë se Juventus sipas të gjitha gjasave nuk do të jetë në Champions League në sezonin e ri, mund të jetë një arsye madhore që holandezi të zgjedhë Arsenalin.

Megjithatë, largimi nga City nuk do të jetë edhe aq i lehtë për holandezin. “Qytetarët” do të hiqnin dorë prej Reijnders vetëm për një ofertë 45-50 milionë euro.

The post Reijnders mërzitet shpejt te City. Rikthim në Serie A apo një lëvizje te rivalët? Holandezi në mëdyshje appeared first on Telesport.