Piloti britanik George Russell siguroi “pole position” të shtunën në mbrëmje në pistën e Montreal, i vlefshëm për garën e Cmimit tqë Madh të Kanadasë në Formula 1. Kjo mbetet padyshim pista më e dashur për Russell, që për të tretin vit me radhë siguron “pole” në këtë pistë.
Ai dha kohën 1’12”578, duke siguruar “pole” atëherë kur nuk pritej. Britaniku arriti të lërë pas me vetëm 63 të mijëtat më shumë shokun e tij të skuadrës Kimi Antonelli. Pra, një vijë e parë tërësisht e Mercedes. Gjithsesi, McLaren ishte pranë dy makinave gjermane, me Lando Norris që u rendit i treti.
Në vendin e katërt u klasifikua australiani Oscar Piastri me makinën tjetër McLaren dhe në vendin e pestë doli Leëis Hamilton me Ferrari. Ai që zhgënjeu në probvat e sotme zyrtare ishte Charles Leclerc, që u rendit i treti. Monegasku u rendit pas dy makinave Red Bull të Max Verstappen dhe Isack Hadjar.
The post Russell “i dashuruar” me Kanadanë, siguron “pole position”, Antonelli i dyti, McLaren më mirë se Ferrari appeared first on Telesport.
