Para së gjithash, dua të falënderoj ekipin tim. Këta djem më pritën me krahë hapur që nga fillimi. Viti i kaluar nuk ishte i lehtë. Është një ndjenjë e mrekullueshme të kthehesh në podium pas një beteje të madhe me Verstappen”, tha Lewis Hamilton.

Piloti britanik i Ferrari u rendit i dyti të dielën në garën e Kanadasë, rezultati i tij më i mirë me makinën italiane. “E dua këtë pistë, mezi pres të kthehem vitin tjetër”, shtoi më tej 7 herë kampioni i botës në Formula 1.

Këtë fundjavë, Mercedes solli disa përditësime; ne i sollëm në Miami dhe të kesh rezultate të mira këtu, ku shpejtësia në vijë të drejtë ka kaq shumë rëndësi, është shumë e rëndësishme. Mercedes ishte i pakapshëm për ne këtu

”, tha Hamilton.

Më pëlqeu beteja me Max. Duhet të vazhdojmë të punojmë pa u lodhur në Maranello dhe të sjellim pjesë të reja. Dua të fitoj një garë me Ferrari. Tani do të shkojmë në Montekarlo për të bërë sërish mirë“, tha Hamilton.

The post Hamilton: Më pëlqeu dueli me Max, pas podiumit tani të synojmë fitoren appeared first on Telesport.