Trajneri i Liverpool, Arne Slot, duke folur pas përfundimit të sezonit në Premier League, bëri një vlerësim të asaj që skuadra bëri në këto 38 ndeshje. Holandezi pranon se ky nuk ka qenë sezoni që ai kishte shpresuar dhe se ai do t’i bënte gjërat ndryshe nëse do të kishte përsëri kohën në dispozicion.

Klubet e mëdha nuk kanë mundur të kualifikohen për në Evropë në sezonet e fundit në këtë ligë. Kështu që nuk mund ta marrim kurrë si të mirëqenë, por është e qartë dhe e dukshme se donim më shumë”, tha Slot.

Duke marrë parasysh gjithçka çfarë na ka ndodhur këtë sezon, sidomos me dëmtimet, jam i lumtur që jemi kualifikuar në Champions League. Do të bëja shumë gjëra ndryshe, pasi nuk kam qenë perfekt. Nuk mund të jesh kurrë perfekt, edhe një lojtar nuk mund të jetë kurrë perfekt”, shtoi Slot.

Më tej, trajneri i Liverpool komentoi: “Të gjitha vendimet që kam marrë gjatë gjithë sezonit kanë qenë vetëm me një ide dhe kjo është të jem shumë i përgatitur mirë. Jo çdo vendim mund të jetë i duhuri, por para se t’i merrja, çdo herë ndihesha se ishin të duhurat për t’u marrë”.

“Kjo ishte ndoshta hera e parë këtë sezon që nuk kishte lojtarë të akademisë në stol. Dhe kjo ka qenë një përjashtim. Pra, nëse më kërkoni një fjalë për ta përshkruar këtë sezon, do ta përshkruaja me fjalën: Dëmtime”, përfundoi Slot.

The post Slot: Shumë gjëra do të kisha dashur t’i bëja ndryshe, ky sezon përkufizohet më fjalën “dëmtime” appeared first on Telesport.