Robert Lewandowski është bërë golashënuesi i tretë më i mirë i të gjitha kohërave në top pesë ligat evropiane (355 gola), vetëm pas Lionel Messit (496 gola) dhe Cristiano Ronaldos (495 gola).

Polaku duket se po kalon një rini të dytë, dhe këtë e vërtetoi sonte në ndeshjen ndaj Sevillës.

Barcelona ka shënuar fitore me rezultat të thellë 5-1 ndaj Sevillës në kuadër të javës së dhjetë në elitën e futbollit spanjoll duke konfirmuar se është sulmi më i mirë në top 5 ligat e Europës. Blaugranasit kaluan në avantazh në minutën e 24-të me anë të Robert Lewandowskit i cili realizoi për 1-0.

BARCELONA 1-0 (GOLI I LEWANDOWKI) – VIDEO

BARCELONA 2-0 (GOLI I PEDRI) – VIDEO

BARCELONA 3-0 (GOLI I LEWANDOWSKIT) – VIDEO

Në pjesën e dytë ra paksa intensiteti i lojës nga ana e vendasve, por kjo nuk do të thotë se munguan rastet për gol. Pablo Torre ishte golashënuesi i radhës për Barcelonën duke realizuar për 4-0 në minutën e 82-të. Miqt në këtë ndeshje shënuan vetëm ‘golin e nderit’ nga Stanis Idumbo që realizoi 4-1 në minutën e 87-të.

Për rezultatin përfundimtar të takimit u përkujdes Pablo Torre që realizoi 5-1 në minutën e 88-të. Pas javës së dhjetë Barcelona vazhdon si lider me 27 pikë të fituara, duke lënë mbrapa Real Madridin me 24. Javën e ardhshme Barcelona do të udhëtojë për të luajtur El Clasicon ndaj Real Madridit ne “Santiago Bernabeu”, ndeshje kjo që do të luhet të shtunën.

PABLO TORRE GOL 2 – VIDEO

PABLO TORRE GOL – VIDEO