Kleriku mysliman turk, Fethullah Gulen, për të cilin Ankaraja thotë se qëndroi pas grusht shtetit të dështuar në vitin 2016, ka vdekur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po jetonte, shkruajnë mediat turke dhe një faqe interneti e lidhur me Gulen. Ai ishte 83 vjeç, shkruan Reuters.

Gylen ndërtoi një lëvizje të fuqishme islamike në Turqi dhe më gjerë, por i kaloi vitet e tij të fundit i akuzuar për orkestrimin e një tentative të grusht shteti kundër liderit turk Tajip Erdogan, akuza të cilat ai i mohoi.

Herkul, një faqe interneti që publikon predikimet e Gulenit, shkroi në profilin në “X” se Gulen kishte vdekur të dielën në mbrëmje, në spitalin ku po trajtohej.