Fundjava që lamë pas solli emocionet e javës së dytë të Final 4, teksa u zhvilluan sfidat Vllaznia 1–2 Egnatia dhe Elbasani 3-0 Dinamo City. Në “Air Albania”, u shënuan 6 gola në 2 takimet e luajtura mes të shtunës dhe të dielës. Shumë emocione, spektakël, gola e adrenalinë në 180 minutat e luajtura në fundjavën që lamë pas.
“FSHF TV” sjell një reportazh të dedikuar për dy ndeshjet e luajtura me pamje ekskluzive nga mbledhjet para sfidave, tek përgatitjet e gjyqtarëve, momentet më të veçanta gjatë ndeshjes, si dhe intervista ekskluzive.
Materiali i përgatitur nga FSHF TV sjell një pasqyrë të plotë të atmosferës së “Final 4”, duke ndjekur ekipet dhe protagonistët që nga mbërritja në stadium, e deri tek vërshëllima e fundit.
Përmes intervistave me protagonistët, pamjeve ekskluzive dhe përmbledhjes së dueleve të dyta, reportazhi ofron një këndvështrim ndryshe mbi atë çka ka ndodhur në “Final 4”.
Seria e reportazheve speciale të “Final 4” do të transmetohet çdo javë në ekranin e FSHF TV, duke sjellë nga afër emocionet dhe historitë e fazës më vendimtare të kampionatit.
The post Reportazhi i radhës nga FSHF. Emocionet direkte dhe prapaskenat e ndeshjeve të dyta të “Final Four” (video) appeared first on Telesport.
