Demetrio Albertini ka komentuar dështimin e Milanit në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”. AI pohoi se kjo rënie ishte e papritur dhe e papranueshme për një klub të këtij niveli.

“A e prisja? Kurrë në jetë. Kur je një hap larg Champions-it, je Milani dhe luan në shtëpi ndaj Cagliarit, nuk mund ta humbësh atë objektiv”, – u shpreh Albertini, duke theksuar se fundi i sezonit tregon karakterin e skuadrës. Ai e cilësoi sezonin si “dështim të padiskutueshëm”, duke shtuar se “edhe sezoni i kaluar kishte qenë i tillë”.

Duke u ndalur te përgjegjësia e trajnerit Allegri shtoi se në ndeshjet vendimtare ka mëkatet e tij, por theksoi se ekipi kishte rënë ndjeshëm në muajin e fundit. Sipas tij, me një skuadër të dytë vetëm pas Interit, përfundimi në vendin e pestë është dështim.

Albertini kritikoi fort edhe lojtarët: “Në fushë luanin ata. Kur nisën problemet dhe u shfaqën zëra për përçarje, ata krijuan alibi në vend që të luftonin për ta kthyer situatën”.

 

The post Albertini: Nuk e prisja kurrë një dështim të tillë të Milanit, lojtarët krijuan alibi të kota appeared first on Telesport.