Rolando Maran doli në konferencë për shtyp, duke nisur zurtarisht epokën pas Sylniho me kombëtaren shqiptare. Trajneri italian shpjegoi listën e publikuar sot të lojtarëve që ka thirrur për dy miqësoret ndaj Izraelit dhe Luksemburgut: “Do të kisha dashur të ishte pak më e gjatë kjo listë. Kam dëshirë t’i shoh gjithë lojtarët dhe të kuptoj cilët janë më funksionalë për t’ju përshtatur ndeshjeve. Njohja e grupit është fondamentale për përgatitjen e ekipit dhe vazhdimësinë. Ka qenë e vështirë përzgjedhja, por i jam referuar listës së madhe që ishte krijuar me Sylvinho.
Kam punuar për të kuptuar më mirë si është gjendja e lojtarëve. Një pjesë prej tyre i kam kontaktuar, i kam pyetur nëse janë mirë në kushte fizike dhe si po iu shkon dëmtimi. Mund të përmend të dëmtuarit. Strakosha, me të cilin kam komunikuar në telefon, po vijon rikuperimin aty ku ndodhet. Kemi pasur komunikim dhe jemi takuar me Dajsinanin, Muçin, Manajn dhe Gripshin, që kanë qenë këtu. Na kanë vizituar dhe kanë bërë vlerësimet e duhura në klinikën tonë. Është e rëndësishme të punohet në këtë aspekt për të marrë maksimumin nga këto lojtarë. Do të jenë shumë të rëndësishëm.
Gjej rastin për të përshëndetur Edgar Çanin. Gjatë punës sime ka rastisur që lojtarët kanë shënuar rekord golash gjatë sezonit. Kur skuadra ndërton shumë, do të thotë që ndihmon sulmin të shënojë. Nëse shënon, edhe rezultatet janë të favorshme. Kjo gjë mund ta ndihmojë Armando Brojën, por edhe lojtarët e tjerë, sulmuesit e tjerë. Në një kombëtare sa më shumë të punohet në grup, merren edhe rezultate nëpërmjet golave. Jam i bindur që me punën në fushë do ta ndihmojmë skuadrën që të arrijë te goli. Pas golit vijnë edhe rezultatet.

Mungesa e Balliut? Fola me të 3-4 ditë më parë, ishte i sinqertë dhe më pëlqeu. Mori kohë të mendohej, sepse ai nuk e di nëse do ta vazhdojë aventurën me kombëtaren. Më kërkoi kohë dhe m’u duk e drejtë që një lojtari të tillë t’i jepja kohë. Ai ka luajtur shumë dhe ka nevojë të kuptojë nëse do të vazhdojë me ekipin kombëtar, vetëm kaq.
Maran zbuloi planet e tij për dy miqësoret e radhës: “Eksperimentet apo rezultati? Jemi të gjithë të uritur dhe me dëshirë për të pasur rezultat pozitiv, të fitosh të ndihmon të rritesh. Duke patur pak kohë, ishte e vështirë të dilja jashtë listës së pritshme të gatshme. Mora këtë parasysh, vazhdimësinë, duhet të kuptoj çfarë është e mirë nga një bllok që ka bërë mirë deri pak ndeshje më parë. Këto dy miqësore do të më shërbejnë për të aplikuar futbollin tim dhe përmirësuar rezultatet e kësaj kombëtareje.
Konsideratat janë këto, dëshira është gjithmonë, tifozët duan ta shohin ekipin të luajë e fitojë, se duke fituar argëtohesh më shumë. Kur bën shumë eksperimente gjithmonë, nuk të lejon të rritesh. Do mundohemi t’i bëjmë të dyja gjërat, janë premisat për të bërë mirë. Janë ndeshje delikate, jo për kundërshtarin, por sepse vijnë në fund të sezonit, që ka qenë i vështirë për shumëkënd.
Do kërkoj sakrificë, por kam parë që ka gatishmëri për t’i luajtur ndeshjet e qershorit. Për mua ky është një fillim i mirë. Pastaj do të vijë gjithçka, që do të mundohemi të ndërthurim e shohim. Sapo të mbarojnë ndeshjet, do shkoj të shoh kombëtaren U-21, sepse edhe ndaj asaj duhet vëmendje. Shumë lojtarë të U-21 i kam parë dhe i njoh, por kam këtë fat që sapo të mbarojnë dy ndeshjet, do ta shoh në veprim U-21. Ky do jetë hapi i parë për të arritur aty ku duam”.
Sa ndikon niveli i kampionatit apo klubit ku luan lojtari, në përzgjedhjet e tij për kombëtaren: “Nuk do të ketë rregull të tillë, mendoj që do bëja gabim. Secili rast është indivial. Duhet parë çfarë i shërben më mirë kombëtares. Forma ka rëndësi dhe merr vlerë në raste të caktuara. Ka diferencë mes lojtarit që luan në liga më superiore, por nuk ka shumë minuta në krahasim me një lojtar që luan ndoshta në ligën e tretë.
Dhe sigurisht që ka më pak shanse një lojtar në ligën e tretë. Nëse ky lojtar ka shumë më tepër minuta se një tjetër, sigurisht që këto ndryshojnë. Duhet të jem objektiv në zgjedhjet që do bëjmë. Nuk ndihmon skuadrën kur lojtarët nuk kanë shumë minuta. Nuk mund të përcaktoj disa rregulla strikte në këtë momente”.
Mbi skemat që pritet të përdorë: “Qëllimi është të kemi mbrojtje me 4 lojtarë dhe sigurisht duke përdorur 3 lojtarë më ofensive. Duhet të provohet dhe verifikohet në momentin që do t’i kem lojtarët këtu. Nuk dua t’i paraprij një zgjedhjeje që mund të dalë blof në moment të caktuar. Dua të jem i sinqertë, të shoh lojtarët dhe pastaj të vendos për modulin.
Nuk do të ishte e drejtë të thoja emra lojtarësh, rreth të cilëve do ta ndërtoj manovrën time. Duhet të jetë e qartë që të gjithë kanë mundësinë për të pasur qasje te kombëtarja. Për këtë nuk mund të them emra të përveçëm”.
Dy risi dhe rikthime në kombëtare, Maran publikon listën për ndeshjet ndaj Izraelit dhe Luksemburgut
The post Maran me “miellin” e Sylvinho: Dua t’i njoh të gjithë, pastaj do të ndërtoj kombëtaren time appeared first on Telesport.
