Opozia kritikon pushtetin për rritjen e borxhit publik. LSDM akuzon se ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, fillimisht i ka ftuar në takim me qëllim që t’ua sqarojë çështjet rreth buxhetit, por pasi opozita ka kërkuar që takimi të jetë publik, ministrja është tërhequr dhe nuk është paraqitur as në Kuvend.

LSDM pretendon se arsyeja për këtë sjellje është se Qeveria e Hristijan Mickoskit nuk ka përgjigje se si për dy vjet, sipas përllogaritjeve të tyre, e ka ngarkuar shtetin me rreth 2,5 miliardë euro borxh. LSDM thotë se në dhjetor të vitit 2023 borxhi publik ka qenë rreth 8,5 miliardë euro, ndërsa me huamarrjen e re prej 260 milionë eurosh ai ka kaluar mbi 11 miliardë euro.

The post LSDM: 2.5 miliardë € borxh në 2 vite – ku shkuan paratë? appeared first on Alsat.