Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu në intervistën për Alsat deklaroi se provimi i jurisprudencës në gjuhën shqipe është gati dhe se Grupi punues ka finalizuar pjesën e zgjidhjes së problemit dhe se ka ngelur pjesa teknike.

Sipas tij, çështja është se pse nuk është bërë kjo zgjidhje për 22 vite.

“Zgjidhja është bërë, ajo po procedohet në mënyrë teknike, në aspekt administrativ duhet të kalojë nëpër ministri dhe në Kuvend. Ne reflektojmë dhe shohim se ku janë boshllëqet në sistem dhe i detektojmë ato dhe pamë se shumë certifikata në shtet jepen në gjuhën maqedone dhe jemi duke bërë zgjidhje në çdo ministri”, 

deklaroi Aliu.

Ai tha se edhe në Shëndetësi ka plot certifikata që duhet t’i bëjnë edhe në gjuhën shqipe dhe siç tha, “jemi duke gjetur formën e zgjidhjes”.

“Mbi 40 certifikata do të jenë edhe në gjuhën shqipe”, theksoi Aliu./Alsat.mk.

The post Provimi i jurisprudencës / Aliu: Zgjidhja është gati, studentët do ta japin provimin në shqip appeared first on Alsat.