Presidenti amerikan, Donald Trump, në rrjetin e tij social Truth Social shkroi se “Irani në fakt dëshiron vërtet të arrijë një marrëveshje”, përcjell TV21. Njëkohësisht, ai sulmoi ashpër të gjithë kritikët që vënë në dyshim përpjekjet e tij në negociatat me Teheranin.
“Nuk e kuptojnë këta ‘demokratë’ dhe disa republikanë që duken jopatriotikë se e bëjnë SHUMË më të vështirë për mua të kryej siç duhet punën time dhe të negocioj, kur mercenarët politikë vazhdimisht ankohen negativisht, në nivele të papara më parë, duke përsëritur vazhdimisht se duhet të veproj më shpejt, ose më ngadalë, ose të shkoj në luftë, ose të mos shkoj në luftë, apo çfarëdo tjetër? Thjesht uluni dhe relaksohuni, në fund gjithçka do të dalë mirë – gjithmonë ka dalë!”, deklaroi Trump.
Interesante është se në postimin e tij të fundit, presidenti amerikan nuk e përmendi sulmin iranian ndaj objektivave në Kuvajt, as sulmet e ashpra ajrore amerikane ndaj objektivave në Iran, të kryera gjatë fundjavës. Komanda Qendrore e SHBA-së konfirmoi zyrtarisht këtë mëngjes se kishte kryer sulme të reja ajrore ndaj objektivave në Iran.
Njoftimi zyrtar i Departamentit amerikan të Mbrojtjes erdhi vetëm pak minuta pasi Kuwait raportoi se ishte sulmuar, duke aktivizuar sirenat e alarmit për kërcënime ajrore nga raketa dhe dronë.

