Gazetare: Linda Ebibi Ademi
Niveli i ndërgjegjësimit për rëndësinë e shëndetit mendor dhe emocional të grave mbetet ende i pamjaftueshëm, ndërsa shumë gra vazhdojnë të hezitojnë të kërkojnë ndihmë nga institucionet kompetente. Kjo u theksua gjatë konferencës sotme ku u diskutua për nevojën e përfshirjes së shëndetit mendor të nënës në politikat publike dhe sigurimin e mbështetjes psikosociale të qasshme për çdo grua.
“Gratë kanë nevojë më të madhe për edukim në lidhje me mëmësinë, shtatzëninë e shëndetshme, si dhe përparimin e shëndetit të gruas në nivel lokal. Gratë nuk kanë njohuri të mjaftueshme…Qartazi është e nevojshme që më shumë të flitet për këtë temë pasi problemi është shumë i sheshtë në nivel global 1 në 5 grua vuajnë nga depresioni pas lindjes. Për fat të keq shëndeti mendor është ende temë tabu dhe gratë që vuajnë nga këto probleme mendojnë se vetëm atyre ju ndodhin këto gjëra, turpërohen të kërkojnë ndihmë”, deklaroi Borjan Pavllovski nga Shoqata ESE
Nga Qendra për Hulumtim “Reaktor” theksuan se shëndeti mendor, edhe pse ekzistojnë strategji dhe plane veprimi, ende nuk është i njohur dhe trajtuar si pjesë përbërëse e shëndetit të përgjithshëm.
“Për fat të keq shëndeti mendor ende nuk njihet si pjesë e shëndetit të përgjithshëm të një individi, edhe pse ekzistojnë njohuri se gratë, sidomos nëntat, janë më të prira ndaj vështirësive psikologjike për shkak të faktorëve të ulët social. Problemin që e kemi identifikuar, është se edhe kur ka njohuri nuk ka udhëzime të qarta për atë se ku nëna mund të drejtohet dhe ku mund të gjejë mbështetje psikosociale”, tha Ana Bojçevski Mitrevska, nga Qendra për Hulumtim ‘Reaktor’
Gjithashtu u theksua se shteti dhe institucionet kanë përgjegjësi të sigurojnë mbështetje psikosociale të qasshme dhe financiarisht të përballueshme për nënat. Sipas pjesëmarrësve, kjo është thelbësore për mbrojtjen e mirëqenies së grave dhe për garantimin e kujdesit cilësor gjatë shtatzënisë, lindjes dhe periudhës pas lindjes./Alsat.mk.
The post Gratë dhe shëndeti mendor: Mungesë informacioni dhe udhëzimesh për ndihmë profesionale appeared first on Alsat.
