Gjatë muajit maj, në rrugët në mbarë vendin janë shqiptuar gjithsej 16.885 gjoba trafiku, tregojnë të dhënat nga kontrollet policore. Numri më i madh i kundërvajtjeve është për mosrespektim të shpejtësisë – 4.473, pastaj 3.851 për parkim të parregullt dhe 1.584 për mosvendosje të rripit të sigurisë. Janë sanksionuar edhe 1.281 motoçiklistë për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse, 920 shoferë për përdorim të telefonit celular, si dhe 295 këmbësorë. Në të njëjtën periudhë, 70 shoferë janë kapur nën ndikimin e alkoolit, 241 pa patentë shoferi, ndërsa 33 me ndalim për drejtim. Nga trafiku janë përjashtuar 240 automjete të paregjistruara dhe 83 teknikisht të pasigurta, ndërsa janë konfiskuar 238 automjete./Alsat.mk.

The post Policia shqipton 16.885 gjoba vetëm gjatë muajit maj, ndërsa 238 vetura janë sekuestruar appeared first on Alsat.