Shpërthim i fortë në një fabrikë të fishekzjarrëve në Maltë. Si pasojë e shpërthimit masiv, të paktën dy persona janë plagosur, ndërsa shtëpi dhe automjete janë dëmtuar. Shërbimet e emergjencës dhe policia nxituan në vendngjarje dhe konfirmuan se të gjithë punëtorët e fabrikës dhe banorët afër saj ishin të sigurt. Megjithatë, dy fermerë, të moshës 47 dhe 67 vjeç, të cilët po punonin fushat pranë kompleksit, u shtruan në spital dhe u trajtuan për shok dhe lëndime të lehta. Ndryshe, incidenti i ka sjellë kujtime të hidhura komunitetit vendas. E njëjta fabrikë shpërtheu tetë vjet më parë në maj 2018, duke lënë dy burra të lënduar rëndë./Alsat.mk.

The post Shpërthim i fortë në një fabrikë të fishekzjarrëve në Maltë appeared first on Alsat.